KLITHMË GJETHI NË DEGËN E THYER
S`dua të më zverdhin motet pa arbitër
As stihitë e stinëve në kohë të zjarrmisë
Dua të freskoj degën me flladin e mëngjesit
E dua ledhatimin e mëngjeseve të Sharrit
Puhiza e tyre të më ledhatojë damarëve
E kur merr vapë vera, etjen ta shuaj burimeve
Rrënjëve ta thith nektarin e tokës
Të mos më zverdhë kohë e përdalë
S`dua që degës sime t’i shkëputet kërcelli
As t’i thyhen pipat që bulojnë mbi të
Ju lutem...
trungun mos ma dëmtoni
S`dua që unë të zverdhem moteve pa arbitër
Edhe pse jam gjeth i degës së thyer
E ruaj gjelbërimin e pranverës së parë
... se ushqehem nga trungu im
Zvicër, 2007
ETJA PIKON
E kam lënë diku një etje ku ditës mi frynë me mall
Një shpresë e mbushë pritje që ikjet i mbanë gjallë
Dhe një këngë për kthim ku jehona thyhet brigjeve
E kushtrimit të sajë burrat vdesin vigjeve
E n'ato kroje t'etshme ku gurët skuqin brigjet
Për ditën e bardhë trimëria në kullë digjet
Për tokë besë e fjalë para kohe vdiset
Gurët kthehen ne legjenda e kënga qiellit ngjitet
E n'ato kulla të lashta ku etje pret e gjallë
Dhe ia merr një kënge nën lisa plotë mall
Asaj kënge të vjetër plotë legjenda e lisa
Dhe ia merr këngës për trima e plisa
E n'ato kulla të lashta ku rrënja mbanë gjallë
Ku pritja varet frengjive e na pret plotë mall...
2000, Zvicër
PAK DRITË NGA METAFORA E ARRATISUR
Çfarë ti them atdheut? në këtë përcëllimë malli. Se jemi shpendët e zogut që quhet shqiponjë dhe gjithandej nga jemi, na mbledhë me krahët e sajë e na shpie atje ku bukës i thuhet bukë e ujit ujë, për të na i shëruar plagët tona. Këtë mall të trazuar, për të ia freskuar ballin flladit të atdheut. Ç'të themi në këtë kohë? kur edhe fjala djeg. Digjet zjarrmisë, përvëlon balli i sajë. Digjet etjes për pak dritë në këto humbella malli. Kur kemi mbetur vetëm hije, prapa fjalëve që ia përcjellim atdheut, në krahë shqiponje. Asgjë më shumë se shpresa që na mbanë dhe dashuria që na jep forcë, ska mbetur në këtë kohë. Përvëlon malli. Etja për një fjalë, qoftë edhe të vetme shqipe, djeg ballit tonë. Si ta shuajmë atë. Ku ka mehlem më të mirë në këto çaste se metafora. Ajo jep shpresë, shuan etje, bashkon brigje e ura, na sjellë në atdhe, na shtron në sofër ndër kulla, na ngrohë te oxhaku, e ja themi këngës m çifteli, në odat tona. Ngjallen Skëderbej-të, Mic Sokolët e Adem Jasharët, Naimi e Fishta, atdheut i japin dritë. Dhe ti prapë ndihesh, se gjëllonë diku, se s'të ka mbytur errësira e rrugëve, se edhe atje ku je mbetesh kandil i pa shuar që shpërndanë dritë nga drita e jote. Ti digjesh etjes sate, si një kandil i ndezur diku në vetmi, për tu bërë dritë të tjerëve. Letë merr krahë drita e fjalës sate, e të fluturoj me krahët e shqiponjës, atje ku etja frymon e rrjedhë shqip, për tu sjellë pak dritë nga metafora e arratisur.
Gëzim Ajgeraj Tetor 2004 Zvicër